Gazetari Artan Hoxha ka pasur një debat me Kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.
Të ftuar në emisionin “Repolitix”, dyshja janë përplasur teksa po diksutonin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Hoxha u shpreh se kryeministrit Edi Rama nuk i leverdis të shkarkojë Metën, por ta ‘telendisë’ atë. Kjo fjali nxiti reagimin e Agron Dukës, i cili shpërtheu në studio.
“Unë mendoj se Rama nuk do ta shkarkojë Metën. Atij nuk i leverdis ta shkakrkojë por ta ketë aty dhe ta telendisë….”- tha Hoxha dhe fjalën ia ndërpreu Duka.
“Po boll more, po ç’janë këto idjotësi. Metën e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese, ç’janë këto budalliqe vogëlsira. Por pse more pak e ka telendisur? E ka telendisur dhe e ka degjeneruar. Me libër shpie e ka sharë…”- tha Duka.