Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Elbasan në një sipërmarrje të profileve mekanike është shprehur se të rinjve u ka humbur dashuria për punë ngaqë të gjithë duan mastera shkencorë.
‘I ka humbur dashuria për punën se duan të gjithë mastera shkencorë, i duan edhe pa lek. E pse të vijnë të prishin duart me punë. Në arsimin profesional kemi bërë hapa jo shumë të mëdhenj por të rëndësishëm. Do shkrutojmë në mënyrë të ndjeshme kuotat për hyrjen ne universitete. Do hapim më shumë shkolla profesionale në mënyrë që të këmi krah të kualifikuar punë në prodhim’, u shpreh Rama.
Kjo sipërmarrje ka qenë më herët një ofiçinë e vjetër riparimesh, dhe vetë kompania i bën apel të rinjve t’i drejothen arsimit profesional.