Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua! Çyrykët habiten sesi ne fitojmë zgjedhjet

18:04 / April 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 21 180148
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PS-së, Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me gratë e vajzat e qarkut Durrës. Në sallën e mbushur plot, në shoqërinë e kandidatëve, strukturave të partisë, kryebashkiakes Emiriana Sako, u fol për projektet dhe investimet e këtyre viteve, deri te trefishimi i përfaqësimit me gra dhe vajza socialiste.

Pjesë nga fjala e Ramës

Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua dhe që e kam shoqe. Jam krenar për të, për punën që bën, krenar për urtësinë dhe përkushtimin që bën punën, pa zhurmë, me kulturë dhe pa fjalë, është kudo, në çdo cep. Sa herë më vjen mesazh gjithandej, e ia çoj, përgjigjet menjëherë. Di problematikat, pikat që kanë nevojë, i di të gjitha.

Dëgjoja një nga ata çyrykët që thoshte çudi me këta socialistët, prapë do e marrin mandatin, si do e marrin dhe më duket se do e marrin prapë! Dhe prapë e fituan, fituan luftrat, tërmetin, covidin etj., thoshte ky çyryku tani. Por po të ishte këneta me bufin, harroheni se do merrnin shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne, do ishte këneta me bufin, pa spital, imagjinoni çfarë do bëhej me kovidin.

Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por çfarë ndodhi atje ku u godit rëndë sistemi energjetik, ne bëmë atë që jo vetëm nuk e rritëm 1 qindarkë, por e kapërcyem atë krizë, por jemi edhe i vetmi vend në botë, se Europa ka të tjera situata, që kemi ulur çmimin e energjisë elektrike.

Ja tek është Durrësi që po ndërtohet, ka plotë kantiere, vetëm sot vizituam 4 prej tyre dhe vazhdohet. Kur morëm mandatin e tretë thashë do mbështesim Durrësin dhe do investohet si asnjëherë tjetër dhe u bë. Përjashto tërmetin dhe ja ku është, u investua.

Kujtoj historinë e ujit të pijshëm që nuk kishte ujë 24 orë, teksa sot jemi në Durrës në nivelin më të mirë të furnizimit me ujë, kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin përfundimtar, ku janë bërë gati projektet, ne do e përmbyllim mandatin e katërt edhe këtë problematik dhe Durrësi s’do ketë më probleme me ujin e pijshëm në asnjë zonë.

Durrës Edi Rama PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.