Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente gjatë vizitës zyrtare në Holandë, ku në facebook në urimin e mëngjesit për ndjekësit për një ditë të mbarë, këtë herë nuk ka promovuar ndonjë investim, por ka publikuar pamje nga ecja në qytetin e Hagës me homologun e tij, Mark Rutte.
Po ashtu Rama ka treguar se me kryeministrin e Holandës, ata kanë gjetur një këndvështrim të përbashkët sesi duhet të jetësohet ideja e Komitetit të ri politik Europian. Sipas kryeministrit Rama, këtë ide ata do ta prezantojnë në Samitin e Madh për këtë temë në Pragë, që do të mbahet në tetor të 2023.
Popozimi shqiptaro-hollandez mori jetë gjatë vizitës së Ramës në Hagë, ku kryeministri Mark Rutte, sipas kreut të qeverisë, i kërkoi të hidhnin në letër një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.
“Ideja e propozimit shqiptaro-hollandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian. Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët”,-thotë Rama.