Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Edhe unë i barabartë para ligjit, s’ka mbrojtje poltike

18:30 / October 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1729958275x26 tetor ditari ora 1700 cln frame 82196 476 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama thotë se PS-ja i dha fund kontrollit të drejtësisë. Nga New York-u i SHBA-së në takimin me shqiptarët, Rama tha se mbështeten reformën në drejtësi edhe pse me kosto politike, pasi po godet edhe në radhët e PS. Po ashtu Rama bëri të qartë se askush s’do ketë mbrojtje politike, madje duke thënë se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njëjtë si qytetarët shqiptarë.

”Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Jam krenar që me votën e shqiptarëve ne udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi të cilën nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja të BE para se të hynte në BE dhe lëre pastaj nga vendet e rajonit ku ende s’ka ndodhur ajo që po ndodh në Shqipëri, për të cilën vendi ynë po merr mbështetjen maksimale të SHBA dhe BE.

Jam krenar që me largpamësi, kurajo dhe vullnet të hekurt bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1912 nuk e bëri dot, i hoqi duart e pushteti politik nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep edhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne.

Ky është investimi më i madh polik i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin si për kryeministrin e vendit’‘,-tha Rama.

New York PS Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.