Kanë kaluar vetëm dy ditë nga publikimi i videos, por ritmi i shpërndarjes së saj është për t’u admiruar.
Bëhet fjalë për një video të realizuar nga aktori Florjan Binaj ku i “kundër përgjigjet” filmit “Taken” me aktor Liam Nesson.
Në këtë film shqiptarët paraqiten si njerez të frikshëm që merren me vrasje, prostitucion dhe drogë. Ndërsa spoti i përgatitur ka si qëllim të promovojë turizmin e Shqipërisë dhe të ftojë vetë aktorin e famshëm ta vizitojë vendin tonë.
Videoja zyrtare, ku Klosi vërehet në sekondin e 27 të videos
Gjithsej kjo video është parë 80,612 views.
“Në kulturën e përgjithshme, Shqipëria ka qenë etiketuar si një strehë për bandat, kriminelët dhe gansterët. Ndërkohë që e kuptojmë se përceptimi i marrë nga filmat e mirë si Taken (2008), kjo është tërësisht e pavërtetë. Në realitet, Shqipëria është nje vend i bukur dhe tepër i sigurtë për t’u vizituar dhe jetuar,” shkruhet në përshkrimin e videos.
Në video dalin personalitete të fushave të ndryshme të Shqipërisë, të cilët tregojnë bukuritë shqiptare që nuk duhen lënë pa vizituar apo pa provuar, mes tyre dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi.
Këtë video e ka shpërndarë edhe Kryeminsitri Rama në profilin e tij të Facebook por në videon e kryeministrit ka një problem.
Bëhet fjalë pikërisht për ministrine tij Blendi Klosi, i cili është prerë nga videoja.
Ashtu siç mund të shihet nga videot krahasuese të mësipërme, ministri i i Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi nuk është në spotin e shpërndarë nga Rama.
Videoja e publikuar nga Rama ku Klosi nuk duket gjëkundi