Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Fund tolerancës ndaj “tokës së xanun”. Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit

12:40 / July 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar reformë të re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, si pjesë e një pakete të gjerë transformimesh që synojnë modernizimin e vendit drejt objektivit “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”.

Përmes një reagimi në platformën X, Rama theksoi se toleranca ndaj tokave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe lejeve ndërtimore të dhëna me shkelje në dëm të komunitetit dhe qyteteve, nuk do të jetë më e pranueshme, ndërsa akuzoi inspektoriatet dhe policitë bashkiake se janë kthyer në pjesë të problemit.

Reforma e re do të shoqërohet me ndryshime të thella edhe në sistemin e ujësjellësit, menaxhimin e mbetjeve, furnizimin me barna e karburant, si dhe në shërbimin spitalor dhe puna ka nisur.

Edi Rama: Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Edi Rama fund kontroll toke toleranca zhvillim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.