Ditën e sotme kryeministri Rama i ka nisur presidentit të Republikës, propozimin për dekretimin e ministres së Arsimit, Evis Kushi. Kjo e fundit u emërua si ministre e institucionit më të lartë arsimor pas largimit nga detyra të Besa Shahinit. Kujtojmë se presidenti ka një afat 7 ditor për dekretimin e propozimit të kryeministrit.
Largimin e Besa Shahinit e bëri të ditur kryeministri Rama tre ditë më parë në ambientet e kryeministrisë, ku priti në një takim ministren që la detyrën dhe deputeten Evis Kushi e cila u caktua si pasardhësja e saj.
Kryeministri shprehu vlerësimet për Shahinin duke shprehuR keqardhje për largimin e saj. Prezantimi i Ministres së re të Arsmit u bë pikërisht në nisje të shkollave për ciklin e ulët dhe të mesëm, ku ndryshe nga vitet e tjera u zhvillua mësim nën kushtet e rrepta të Covidit.
“E ndjej përgjegjësi shumë të lartë që të drejtoj. Kemi shumë gjëra me të cilat krenohemi, ndaj për mua është përgjegjësi e lartë. Sot si për ditë të parë të shkollës e nisëm shumë mirë. Të falenderoj shumë Besa dhe kryemnistrin për besimin”, u shpreh Evis Kushi për postin e ri.