Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama i ka vënë shkelmin në fyt opozitës”, Bardhi: Nuk po e lejojmë që të na ngulë thikën

21:36 / January 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Ai foli edhe për përplasjen në Komisionin e Medias me deputeten demokrate Flutura Açka. Bardhi u shpreh se është dakord me të bërit opozitë me fjalë, por për momentin mazhoranca po tenton të shuajë opozitën.

“Jam dakord opozita bëhet me fjalë. Opozita në një vend normal, në një parlament normal. Ne kemi një vit që përdorim fjalën. Më thoni mua, mbani mend ndonjë akt opozitar të zonjës Açka apo ndonjë fjalë? Ka folur shumë gjëra opozitare të mençura në komision. Mbani mend ju ndonjë gjë? Jo sepse mënyra si funksionon kuvendi dhe arroganca që shfaq mazhoranca ndaj fjalës, të drejtave, detyrave dhe misionit që opozita ka, është e tillë që po tenton të shuajë opozitën”, u shpreh Bardhi.

Kreu i grupit demokrat tha se të gjitha kërkesat e tij dhe të deputetes Açka për komisione hetimore janë rrëzuar pa argumente. Ai theksoi se PD me aksionin e saj nuk po lejon Ramën, duke përdorur si metaforë thikën, që t’ia ngulë opozitës.

“Janë rrëzuar të gjitha pa dhënë asnjë argument, madje një pjesë e tyre pa kaluar për votim në seancë plenare. Tani në çfarë situate është opozita në Kuvend. Edi Rama e ka shtrirë përtokë, i ka vënë shkelmin në fyt, tani ka marrë një thikë në dorë dhe do të na ngulë edhe thikën. Kjo që po bëjmë ne në parlament në këto kushte jemi, thjesht i kemi kapur dorën dhe nuk po e lejojmë që të na ngulë thikën”, u shpreh Bardhi.

Gazmend Bardhi Opozita Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.