Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës pas akuzave që hedhin ndaj tij në lidhje me çështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, – shkruan Rama në Twitter.
Të fundit
Rama i kthehet opozitës për çështja McGonigal: S’janë shfaqur kurrë më të mjerë e të çekuilibruar
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment