Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mbrëmje disa foto nga qyteti i Krujës. Në postim, kryeministri Rama nuk nuk ngurroi t’u përgjigjej edhe qytetarëve, të cilët mendonin ndryshe.
Një komentues shkruan se projekti është para e çuar dëm dhe se Krujës nuk i nevojiten të tilla pamje pasi po dëmtohet trashëgimia kulturore. Nga ana tjetër Rama i shkruan se punon për fëmijët e tij.
Qytetari Jo shume bukur eshte lek publik i humbur kot nuk i nevojiten krujes keto pamje corruptive si karramele per femije…turp
Edi Rama: ke shume te drejte, e bukura te korrupton ndersa e shemtuara te le sic je dhe ne fakt ti meritoje te liheshe sic ishe, po une s’punoj per ty po per femijet e tu dhe femijet e femijeve te tu, te cilet s’kane faj pse ti je idhtar i te shemtuares.