Kryeministri Edi Rama mori pjesë në punimet e panairit të turizmit në Berlin, i konsideruar si më i madhi i kësaj natyre në botë.
Shqipëria, sipas kreut të qeverisë, përfaqësohet denjësisht në këtë panair jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike.
“Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si edhe një armate të dinamike operatorësh turistikë. Pason në prill Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, për të cilin biseduam në Berlin edhe me Sekretarin e Përgjithshëm #UNËTO Zurab Pololikashvili”, shkruan Rama.
