Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama inspekton rrugën Peshkëpi – Selenicë, nuk heq dorë nga kunjat: Ftuam dhe Metën, por ai shfrytëzon muzgun për të takuar subjekte të OFL e hesapet elektorale të Monikës

16:22 / April 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar këtë të shtunë punimet në rrugën Peshkëpi – Selenicë. Gjatë inspektimit, ai nuk ka ngurruar të thumbojë Presidentin Ilir Meta.

Rama tha se e kanë ftuar presidentin që të inspektonte bashkë me të, punimet në këtë rrugë, por sipas tij, Meta vjen në Vlorë vetëm për t’u takuar natën me subjekte të OFL.

Gjithashtu, ai tha se Meta po shfrytëzon postin për hesapet elektorale të Monika Kryemadhit.

“Për ata që nuk e dinë historinë e kësaj vepre, kandidati në fjalë është Ilir Meta, i sapo zyrtarizuar në Vlorë. Damiani e ka ftuar të jetë sot meqë erdhëm dhe ne. Por ai nuk del ditën, shfrytëzon muzgun dhe orët e natës sepse subjektet që ai komunikon janë subjekte që ditën e kanë pak të vështirë. Ai ditën ku bën shpërndarjet e teneqeve duke e shpërdoruar deri në fund atë institucion që praktikisht Shqipëria e ka humbur këtë periudhë. Nuk mund t’i mbajë pranë, janë gjykatës dhe prokurroë të korruptuar të pastruar nga Ventigu dhe që janë bashkuar me të në revanshin e madh referendar të 25 prillit, kur ëndërrojnë të marrin në dorë drejtësinë. Është dhe koha e zijafeteve me Lekson, që ka nevojë për të ushtruar dhe dehur në tavolina me kecat e shkretë të zonës që përfundojnë në dhëmbët bluarjes të Leskos së Vlorës. Historia është që kjo vepër u bllokua, sepse financohet përmes një kredia të butë që kemi siguruar nga Arabia Saudite dhe duhej një aprovime formal nga zyra e presidentit dhe ndërkohë spostimi i financimit që u bë, për të çuar në zonën poshtë në bregdet, në veprën e re që po bëhet, e shfrytëzoi si një moment ku mendoi se mund të përçante zonë, duke i thënë Selenicës që ua mori rrugën Edi Rama. Ne u detyruam të ndryshonim taktikë, e kaluam topin në fushën e qeverisë, ia hoqëm të drejtën që ai e shfrytëzon kundër interesave të publikut dhe hesapet elektorale të Monikës. Sot kjo rrugë financohet nga fondi shqiptar i zhvillimit dhe do të bëhet pjesë integrale e aksit, tashmë komplet të hapur dhe drejt përfundimit të Lumit të Vlorës”, u shpreh Rama.

ofl Peshkëpi – Selenicë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.