Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryeministri Rama ka thënë se do të vazhdojnë të mbyllen të gjitha institucionet që nuk janë në përputhje me ligjin e Republikës së Shqipërisë.
Pyetje: Në vizitën e fundit që keni bërë në Turqi, një vit pas asaj vizite pasi Presidenti Erdogan ju kërkoi që të merrnit masa ndaj strukturave të FETO-s në, pas një viti në Shqipëri u mbyllën 2 institucione arsimore ku diskutoheshin që ishin të FETO-s ata që i kishin këto institucione. Këtë herë që ai ju ka kërkuar sërish që të ndërhyni për ata persona të FETO-s, në vendin tonë a do të ketë masa të tjera si ato?
Edi Rama: Shifrat i keni të pasakta dhe në Shqipëri janë mbyllur më shumë se kaq dhe janë mbyllur në bazë të ligjit dhe të rregullave që ka Republika e Shqipërisë. Janë mbyllur institucione që mund t’i quani kështu apo të tjerët mund t’i quajnë ashtu, por janë mbyllur institucione që nuk janë përputhur me ligjin e Republikës së Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbyllen ato institucione që nuk përputhen me ligjin e Republikës së Shqipërisë kudo qofshin dhe të kujtdo qofshin dhe kujto që ju del në mbrojtje dhe ju vë etiketa të caktuara.