Edi Rama nga Lushnje ku ndodhet për takimet e radhës ne kuader të turit “Bashkia që duam, nuk ka lënë pa komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve.
Rama tha me ironi se i vetmi person me mend nga ata është deputeti Myslym Murrizi, të cilin PD e shkarkoi pasi nuk pranoi të dorëzonte mandatin.
‘I vetmi person me dy pare në kokë na doli Myslym Murrizi. Bëni ç’të doni, por në fakt do të doja ta thoja unë atë që tha ai ‘u nisën për të rrëzuar Ramën, por më rrëzuan mua’. Ky është revolucioni në fakt’, tha kryeministri.