Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin ku po punohet për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës e cila u dëmtua nga tërmeti. Rama deklaron se kjo shkollë do jetë gati për nxënësit më 26 nëntor, 1 vit nga tërmeti.
Postimi i kryeministrit në FB
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
Durrës – Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”, e cila në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës 👫🧑💻🏫
Me një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit, kjo shkollë është një nga 143 shembujt e rindërtimit nga themelet për arsimin që duam🙏.
#ShqipëriaqëDuam 🇦🇱☀️
#DurrësiqëDuam 🏘🏡 🏢 🏫⛱ 🌊”, shkruan kryeministri Rama.