Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Kadastra, portreti i turpit të qeverisjes sonë! Brenda muajit qershor shërbimet do merren online

17:54 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5dd3fb12 ca5a 44ec af72 4d776fdff0d2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda muajit qershor aplikimet për Kadastrën do të bëhen online. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit falënderues me qytetarët e Fierit. Duke folur për rezultatin në zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama tha se besimi që qytetarët i kanë dhënë PS-së nuk do jetë me kohë të pakufizuar.

Ai tha e cilësoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si ‘turpin e qeverisjes së PS’ dhe tha se qytetarët nuk do të kenë nevojë të shkojnë në zyrat e institucionit pasi çdo shërbim do të mund ta marrin online.

“Unë mendoj se ata që na kanë votuar, nuk mund të presin edhe 10 vite të tjera për të mos pasur më andralla me Kadastrën, në marrjen e titullit të pronësisë, apo pamundësi në regjistrimin e tokës së tyre. Edhe pse në një pjesë të madhe të shërbimeve kemi bërë një revolucion duke i hequr rradhët dhe zyrat Kadastra është portreti i turpit tonë. Kjo është e vërteta dhe nëse nuk ia themi të tjerëve duket sikur jemi pajtuar me këtë të vërtetë. Por nuk mund të pajtohemi kurrë.

Kush mendon se është kredi me interesa të ulëta bën shumë gabim, është kredi me interesa të larta. Duhet të përmbysim dhe jemi afër, të përmbysim rendin që mbizotëron në Kadastër. Njësoj siç kemi vepruar me shumë shërbime të tjera, po ashtu duhet të veprojmë. Duhet ti mbyllim dyert e kadastrave dhe shume shpejt do ta bëjmë këtë gjë.

Nuk duhet të ketë nevojë që qytetarët të shkojnë në dyert e Kadastrave. Duhet të mjaftojë aplikimi online dhe ta marrin po online shërbimin që duan. Besoj se brenda muajit ku jemi do të bëjmë prezantimin e këtij transformimi për t’ua hequr njerëzve përfundimisht këtë barrë të tmerrshme”-tha Rama.

Edi Rama kadastra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.