Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje në emisionin Open u është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me situatën e fundit në vend, masat e marra, dhe çfarë do të bëhet në ditët në vazhdim.
Ai u pyet nga Eni Vasili nëse ka një datë fikse se kur do të fillojë lirimi i masave.
Rama sqaroi se:
Hapja nuk do të jetë si një ditë çlirimi. Do të jetë një hapje graduale pjesë pjesë dhe do të bashkëjetojmë më armikun.
Do të bashkëjetojmë çdo ditë me armikun, do ta dimë çdo ditë që mund të prekemi nga armiku.
Kjo mund të zgjasë deri në 2,3,5 deri në 10 muaj, disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet.