Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat e krahasoi protestën e opozitës së bashkuar me atë të 21 janarit të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ai tha se para tetë vitesh vriteshin qytetarë të pafajshëm dhe rriheshin masivisht protestuesit nga FNSH.
“Krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë shikoni se sa mirë dhe se sa me dinjitet sillet dhe punon sot Policia e Shtetit, sepse e shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rëndës dhe që nuk kanë lidhje me asnjë standard dhe asnjë vlerë të funksionimit të një shteti në një rend demokratik. E quaj incident.Më detyron tu kujtoj se kjo godinë para pak kohësh, nuk u qëllua me asnjë guricke dhe jo më me bomba dhe me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e katër protestuesve të pafajshëm.