Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar shumë të qeshura nga Durrësi, kur me të tallura dhe të qeshura ka kaluar një prej dosjeve më të rëndësishme të opozitës, për të cilën, PD dhe LSI dolën nga parlamenti.
Me batuta, ai foli për Niçen, personazhi që u bë i famshëm pas daljes së përgjimeve të Vangjush Dakos, kryetar i bashkisë së Durrësit, me një prej personazheve të botës së krimit në Durrës.
“Foli Gjushi me nicen, zëri i Niçes u bë si zëri i Aleksandër Moisiut, apo Luciano Pavarotit. Këta që merrnin burgaxhinjtë dhe i conin poshtë e përpjetë. Flasin këta? Këta që ne nuk çonim dot komisionerë në Shijak dhe në vende të tjera se i rrihnin. Këta flasin?” tha Rama, duke shtuar se një palë zgjedhje, komisionerët e PS në Shijak shkuan nga dega e Durrësit. “E harruan këta si kërrciste druri në Shijak? Këta flasin” tha Rama.
Rama vuri në lojë edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, lidhur me reformën zgjedhore.
“Po mirë dakord, a ju kuptohet sesi u ka bërë daulle kokën, ky i imi, Luli… Bashkimi i shkretë (Bashkim Hoxha në emisionin e mëngjesit në Neës24) kur dilte në mëngjes dëgjonte “elektronikë” gjithë kohës. Votimi elektronik mund ta zgjidhë. Mirë pra hajdeni. Edhe ne studiuam votimin elektronik, bëmë edhe testin sesi bëhej dhe i themi: “ok”, dakord, e provojmë. Reforma zgjedhore “ok”. Ç’a të doni ju, hajde ta bëjmë. Sa i thamë hajdeni, ata ikën. Keni parë ju kështu? Ja Luli, ai mendon se sa më larg të iki, aq më shumë do fitojë” tha Rama.
“Por bëri gabim të madh. Se mendoi: pa djeg mandatet mora gjysmën e qeverisë, po t’i djeg, do i marr të gjitha. Edhe me fallxhoren në krah… i ka thënë fallxhorja: dëgjo kam parë filxhan mbrëmë, harroje, ti do digjesh komplet, ajo ndezi flakën, Saliu ia kërciti në benzinë dhe u be shkrumë…
I thotë fallxhorja: Isha dje te njona, pu pu ç’i bën filxhanit ajo, pashë një “L” të madhe dhe filxhani nga poshtë. Por e panë, bje turistë nga Vora, Kavaja, Shkodra, dhe në fund…ikin…
I thashë, gjeni ca kova me bojna të bukura se vetëm të zezën
kanë. Dhe duartrokisnin. Puna është se s’kemi ç’a i bëjmë. Dhe duhet të
vazhdojmë përpara dhe duhet të bëjmë punën tonë” ishin disa nga batutat e Ramës
në takim.