Kryeministri Edi Rama tha se takimi me fituesin e zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti patën një takim të dobishëm dhe se folën për tema të ndryshme, për bashkëpunimin dhe mirëkoordinimin e dy qeverive. Rama tha në fb së në një moment pushimi u takuan me aktorët e filmit “Unë dhe Millosheviçi”.
Postimi i Ramës:
Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”😊