Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama liston projektet: Ja fushat ku po aplikohet “Inteligjenca Artificiale”

11:40 / April 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
raama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit Edi Rama, duke folur në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” tha se aplikimi i saj ka prodhuar përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset.

Ai theksoi se Shqipëria po aplikon inteligjencën artificiale për negociatat me Bashkimin Evropian.

“AKSHI ka marrë dhe flamurin e AI, fati e deshi, që një ndër krijuesit e Open dhe Chat GBT të ishte një shqiptare, Mira Murati, me të cilin jemi lidhur që javën e parë kur doli Chat GPT dhe sot falë bashkëpunimin me Mirën dhe Chat GBT sot negociatat Shqipëria i bën me inteligjencë artificiale. Ne do ta mbyllim procesin brenda afatit që kemi dakordësuar me Komisionin Evropain, në vitin 2027”, tha ai.

Ai theksoi se shërbimin e inteligjencës artificiale po aplikohet edhe te Ministria e Drejtësisë, për të pastruar të gjithë legjislacionin nga mbivendosjet e mundshme.

“Kemi futur inteligjencën artificiale në Ministrinë e Drejtësisë si një nga ata detektorët që shikojnë nëntokën, për t’u futur në të gjitha shtresat e nëntokës në legjislacionin shqiptar. Në dy vite e ardhshme do kemi një pastrim, që nuk e ka bërë asnjë vend nga këto mesdhetarët, sepse vendet e tjera evropiane kanë më pak ligje dhe më shumë rregulla”, theksoi Rama.

Më tej, kryeministri pohoi se AI do të aplikohet edhe te prokurimet publike, duke shtuar se roli i njeriut në këtë proces do jetë vetëm ai i mbikëqyrësit.

“Modeli për prokurimet publike, sot fakti është se bazuar në raportin e SIMGA, që është instrumenti i BE për të monitoruar një sërë aspektesh të qeverisë, ne jemi lider në rajon sa i takon prokurimeve publike. Duam që të zhvillojmë prokurime me AI, ku pjesëmarrja e njeriut të zvogëlohet deri në rolin e mbikëqyrjes.”, tha ai.

aplikim Edi Rama inteligjenca inteligjenca artificiale projekte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.