Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Marrëdhëniet me Greqinë në pikun më të rëndësishëm, mbështetje e fortë për Shqipërinë

23:28 / April 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ne greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme pjesë e Forumit Ekonomik në Greqi ku është shprehur se shteti fqinj është një partner strategjik i vendit tonë. 

Ai tha se Greqia ka qenë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë për sa i përket integrimit të vendit në BE dhe sa i takon marrëdhënieve dypalëshe, pritet krijimi i një dhome tregtare të përbashkët mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet me fqinjët janë në kohën më të mirë dhe më të rëndësishme, megjithatë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në pikun e tyre, ne po punojmë shumë ngushtë e ka shumë gatishmëri për të bërë shumë gjëra së bashku. Marrëdhëniet ndërmjet popujve janë kaq të mira dhe politikanët duhen të përshtaten në kuptimin që nuk mund dhe nuk duket të jenë pengesë kur marrëdhëniet mes popujve janë fantastike. Gjatë ushtrimit të detyrës time kemi pasur dy situata të vështira, njëra është shkaktuar si rezultat i mosmarrëveshjeve për kufijtë detarë që kemi rënë dakord ta zgjedhim duke iu drejtuar një pale të tretë ndërsa e dyta ka të bëje me situatën e vështirë të Greqisë si rezultat i krizës financiare që e ka mbyllur atë dhe e ka përqendruar më shumë në punët e veta. Greqia është kthyer në rajon me qeverisjen Mitsotakis dhe ne mund të punojmë shumë mirë tani për shkak se Greqia është partner i rëndësishëm dhe strategjik. Ka qenë mbështetje shumë e fortë për në në negociatat në BE. Sa i takon marrëdhëniet dypalëshe është krijimi dhomës tregtare që është një lajm shumë i mirë dhe për këtë duhet të falenderoj Simone. Është një hap i madh dhe i rëndësishëm. Volumi tregtar me Greqinë është shumë herë më i ulët sa duhet të ishte ndërsa potenciali është shumë herë më i madh. Kjo është diçka për të cilën po mundohemi të bëjmë më tepër, po punojmë edhe për një projekt fantastik për të mbrojtur lumin e Vjosës. Qeveria Greke ka shfaqur gatishmëri për të bashkëpunuar me neve sa i takon mjedisit dhe parqeve ndërkombëtare. Mund të rritet vlera e marrëdhënieve tregtare dhe dhoma e tregtisë do të ketë ndikim shumë të madh. Nuk është shumë frymëzuese të shikosh volumin e investimeve greke ndër vite dhe mendoj që ka potencial shumë të madh pasi investitorët grekë janë të parët që kanë investuar në Shqipëri. Integrimi në BE nuk do të ndodhë për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë por do të jetë i rëndësishëm forcimi i marrëdhënieve në këtë proçes. Është shumë e rëndësishme të kapim ritmin e të rikuperojmë marrëdhëniet. Frustrimet për integrimin në BE nuk janë të pranishme aktualisht pasi kemi arritur synimin e hapjes së negociatave, na është thënë nga Be-ja që donin të martoheshin me ne por jo të krijonin marrëdhënie, martesa është në rrugë e sipër.”– tha Rama.

Edi Rama greqia marredhenia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.