Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta

08:59 / January 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6197
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin e Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, pas reshjeve intensive të shiut që kanë prekur disa zona të vendit.

“Të gjithë i ka lodhur ky shi i ftohtë dhe i madh, sidomos kur shihen pamjet e shtëpive të përmbytura, dëmtimet dhe humbjet e gjësë së gjallë. E di që fjala durim mund të tingëllojë si cingërisje veshësh, por është e domosdoshme”, u shprehkryeministri.

Në një pjesë të deklaratës së tij, kryeministri Rama iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me menaxhimin e situatës, duke thënë se nuk ndalet shiu me shpifje e protesta.

“Nuk është thjesht mot i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovorët. lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por zgjidhje reale, solidaritet dhe bashkim forcash. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi. I njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situatë.”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se ndryshimi klimatik po rëndon pasojat, siç u duk në Shkozet për shkak të mbeturinave të hedhura në rrugë.

Mbi 1 mijë e 500 banesa të përmbytura

Aktualisht, kryeministri tha se reshjet kanë shënuar deri në 300 milimetra në disa zona, ndërsa në Durrës janë regjistruar 42 mm shi. Rama tha se nga përmbytjet janë prekur 1 mijë e 587 banesa, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, si dhe janë përmbytur disa institucione si qendra shëndetësore dhe arsimore.

Kryeministri bëri apel për bashkëpunim dhe reagim të koordinuar për të minimizuar dëmet dhe për të përballuar situatat emergjente që mund të vijojnë gjatë valës së motit të keq.

Gjatë mbledhjes së sotme do të shqyrtohen masat konkrete për mbështetjen e familjeve të prekura, si dhe koordinimi i strukturave shtetërore për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj emergjencave.

Komiteti emergjencave civile Kryeministri lumenjtë Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.