Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh ministrat dhe kryebashkiakët në Shkodër, i pari mbërrin Balla 

09:24 / March 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1707659099 ramaasamblejaps2024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot mbledhjen e kabinetit qeveritar me praninë edhe të kryebashkiakëve te majtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.

Sakaq, gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se ministrat kanë filluar të mblidhen në stadiumin “Loro Borici”.

I pari ka mbërritur ministri i brendshëm, Taulant Balla.

Punimet do të nisin në 09:30 minuta me pritjen e pjesëmarrësve dhe që do të zgjasë deri në orën 10:00.

Nga ora 10:00 deri në 10:30 do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do të mbajë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku. Ku i fundit do të flasë për rreth një orë për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.

Pas fjalës së Maznikut, pjesëmarrësit do të kenë 30 minuta pushim për një kafe, nga ora 11:30-12:00.

Më pas, Arbjan Mazniku do të bëjë prezantimin për tryezën e diskutimit.

Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 janë parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive. Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Nga ora 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë.

Pas këtyre diskutimeve, nga ora 14:00-15:00 pjesëmarrësit do të kenë një orë pushim për të konsumuar drekën, për të vijuar më pas sërish punimet me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, me propozime për të zgjidhur problematikat që jana hasur në disa bashki të vendit.

16:30-17:00 do të ketë një ndërprerje të shkurtër për kafe dhe për të rinisur punimet me nxjerrjen e përfundimeve të mbledhjes, detyrat e përcaktuara dhe ndjekja e tyre. Këto përfundime do të raportohen nga anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e bashkive.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përmbyllëse për rreth një orë, nga ora 17:30-18:30.

Qeveri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.