Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh ministrat në Gjirokastër

14:08 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 27 134530
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fjalimit që u mbajt ditën e hënë me kandidatët dhe deputetët fitues në zgjedhjet e 11 Majit, mësohet se kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim. Mësohet se këtë herë takimi do të mbahet me ministrat aktualë në Gjirokastër. Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS.

“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, Rama iu kërkoi fituesve të 11 majit që të mos bëhen euforikë nga rezultati i thellë por të përmirësojnë veten. Për ata që nuk ia dolën dot të triumfojnë, kryeministri iu ofroi që të jenë pjesë e familjes politike. Për më tepër, kryeministri ironizoi edhe PD pas akuzave për tjetërsim votash, teksa tha se ishte fitorja ishte rezultat i një pune sistematike organizative.

Fjalimin kryesocialisti zgjodhi ta mbante pranë memorialit të Rilindasve dhe patriotëve shqiptarë në Pallatin e Brigadave. Mes më të shquarve të Rilindjes Kombëtare dhe socialistëve të rinj e të vjetër, Rama u shpreh i palëkundur për të mbështetur drejtësinë dhe punën e SPAK-ut.

U tregua diku i ashpër, diku ironik e diku cinik ndaj demokratëve që akuzojnë për grabitje votash me përdorimin e shtetit dhe të krimit në zgjedhje. Në zgjedhjet e 11 majit, socialistët garantuan plot 83 mandate deputetësh në Kuvend, ndërsa demokratët pësuan një tkurrje të madhe, duke u mjaftuar në 50 mandate. Tre deputetë do të kenë socialdemokratët, 2 Mundësia dhe nga një Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.

ministra PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.