Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh ministrat në Kryeministri, të shkarkuarit dalin të buzëqeshur, ja çfarë bën Ahmetaj

14:01 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547037211 ahmetajkumbarogjiknuri 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa është duke pritur dekretimet e Ilir Metës dhe votën e parlamentit, Edi Rama e mbodhi sot qeverinë në kryeministri, ku morën pjesë ministrat në largim dhe të rinjtë. Në mbledhje, Edi Rama këtë të mërkurë, përjashtoi nga pjesëmarrja zëvendësministrat, të cilët marrin pjesë së bashku me shefat e tyre. 

E para mbërriti ministrja e shkarkuar e Arsimit. Pak para orës 11 në godinën e qeverisë, hyri Ditmir Bushati, i vetmi propozim për shkarkim të cilin Ilir Meta nuk e ka firmosur. Damian Gjiknuri mbaroi bisedat në telefon, pastaj hyri në kryeministri. Më pas ministrat që shpëtuan nga reflektimi kryeministror i shuplakës studentore. 

Ministrat e rinj hynë njëri pas tjetrit. Spiropalin e kishte marrë në makinën e saj Kumbaro. Kjo është Belinda Balluku, ministrja e re që do të zëvendësojë Gjiknurin në krye të Infrastrukturës dhe Energjetikës. Në dalje të larguarit, që me gjasë do ta kenë këtë mbledhjen e fundit të qeverisë që marrin pjesë, ishin më sportivë. Kush iku në këmbë, kush në çadrën e shokut apo ndonjë tjetër duke pritur shoqëruesin t’i mbrojë nga shiu. 

Më i “çliruar” nga kjo mbledhje duket Arben Ahmetaj. Për të tjerë, duket se jeta vijon normalisht…. Ndërkohë, Presidenti i Republikës ka edhe dy ditë kohë, deri mesnatën e së premtes që të firmosë 6 dekrete: lirimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e 5 ministrave jo deputetë. 

Burime jo zyrtare nga presidenca i thanë Report TV se mosfirmosja e shkarkimit të Bushatit, nuk ka ndonjë arsye specifike që lidhet me personin e ministrit të jashtëm, kjo pasi shkarkimet reflektojnë drejtpërdrejt vullnetin e kryeministrit. Por, saktësojnë burimet, Presidenti nuk ka dashur të lërë vendin pa ministër të jashtëm qoftë edhe për një javë. 

Ndërkohë, burimet në Presidencë pohojnë se Ilir Meta do të shprehet brenda afatit për 5 ministrat e rinj jo deputetë, si dy të ardhurit nga Kosova, Gent Cakaj tek Ministria e Jashtme, Besa Shahini tek Arsimi, dy drejtorët Belinda Balluku tek Energjetika dhe Anila Denaj tek Financiat, dhe këshilltarja e kryeministrit, Elva Margariti tek Kultura. 

Nëse dekretet firmosen të gjitha të premten mbrëma nga Presidenti, mazhoranca socialiste po planifikon të mbledhë parlamentin javën e ardhshme, dhe të mos presë 21 janarin, kur Kuvendi cel zyrtarisht punimet. Kjo në mënyrë që ministrat e rinj të nisin punë menjëherë. 

ahmetaj kabineti Kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.