Nesër në orën 16:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e PS në Kryesinë e Kuvendit.
Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste e cila u zhvillua online më 11 Qershor, u vendos që Kongresi Zgjedhor të mbahet më 20 Korrik të këtij viti. Në këtë forum do të prezantohet dhe grupi i punës që do të punojë për programin elektoral për mandatin e 4-ërt të partisë së majtë.
Kryesocialisti u ndal po ashtu në 4 pika kryesore. Qeverisja e forcimi i saj, funksionimi i ligjit, korrupsioni dhe nisma “Shqipëria e 2030-ës”.