Kryeministri, Edi Rama mbledh ditën e nesërme drejtuesit e qarqeve.
Mbledhja pritet të zhvillohet ditën e nesërme rreth orës 09:00 në selinë e Partisë Socialiste.
Takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve vjen pas mbajtjes së Asamblesë Kombëtare një ditë më parë, ku kryesocialisti shpalosi objektivat për anëtarësime të reja si dhe për një PS më të hapur.