Një grup militantësh të Partisë Demokratike të Elbasanit po protestojnë jashtë ambienteve ku po zhvillohet mbledhja informale e Qeverisë në Labinot.
Me thirrjet “Rama ik” dhe “qeveri e krimit”, banorëve iu është bashkuar edhe deputeti i PD, Luciano Boci.
Gjithashtu qytetarët kanë përdorur edhe tymuese gjatë protestës që zgjati disa minuta.
Kujtojmë se në mbledhjen informale që ka nisur në orën 09:00 janë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.