Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Lushnjë për të zhvilluar një bisedë me mësuesit e këtij qytetit. Ai bëri një krahasim me qeverinë e shkuar. Kur tha se sokohe ishte e pasigurt të ishe mësues, pasi nuk dihej nëse të nesërmen do ishe mësues.
Theksin e vuri dhe te mungesa e dikurshme e mësuesve të profilizuar në vend. Sipas tij kishte afërsisht 5000 mësues të cilët jepnin mësim për lëndë të cilët ata nuk kishin studiuar.
”Një nga gjërat më të pabesueshme të kohës kur ne filluam të merreshim me gjithë ato gropa që gjetëm ishte prania në sistem e afro 5000 mësuesve pa arsimin përkatës. Kjo që paguheshin për të dhënë fëmijëve lëndë që ishin pa shkollë për të. Tjetra ishte trysnia e madhe për t’u angazhuar në mitingje, në votime, e për të sjellë provën që kishte votuar në mënyrë të caktuar, sepse ashtu e donte pushteti kohës. Të gjitha këto nuk janë më”, tha Rama para mësuesve.
Përsa i përket pagës së mësuesve, Rama cilësoi se sot mesatarisht rroga e tyre është 930 Euro dhe se ka ndryshuar shumë nga siç ka qenë. “Sot paga mesatare e mësuesve është 930 euro. Natyrisht që është shumë më shumë seç ishte, por duhet të jetë ende më tepër”, tha ai.