Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funskion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE, kërkoi që të nxirret urdhri i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së, pasi më shumë bën dëm se rregullon.
”Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë sepse më shumë se sa mirë bën dëm.
Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do të merren me inspektim.
Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.
AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”,-tha Rama.
