Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Parku Kombëtar i Valbonës.
Në video shihen turistët të cilët vizitojnë Valbonën edhe pse periudha e verës ka kaluar.
“Mirëmëngjes dhe me përshëndetjet e turistëve nga Valbona, të cilët shijojnë ecjet në shtigje duke e bërë turizmin e këtyre anëve gjithëvjetor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.