Në fjalën e tij në çeljen e fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur kandidatët e opozitës “kampionë të lirisë”.
Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do e nis me një falenderim të veçantë, për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të shqiptarëve. Fjalët tuaja në këtë platformë, ishin simfonia më e bukur politike që kam ndjekur ndonjëherë, kjo për faktin se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ishin himne për qytetarin, zotime para tyre, projekte për interesat e tyre. Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Ramën dhe lolon e tij Veliaj. Tek ndiqja fjalimet tuaja, në mendje më vinin kampionët që kisha parë e duartrokitur në shkallët e këtij stadiumi. Ju jeni sot kampionët e lirisë. Kjo është arsyeja që Ramë është tmerruar. Rama-Veliaj një dyshe që ditën lëpihen me njëri-tjetrin ndërsa natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit”, deklaroi ai.
“Miqtë e mi, Edi Rama ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Ai e di që ju jeni misionarët e ndryshimit. Është i tmerruar nga 14 maji sepse e di se do të humbasë në mënyrë tmerruese. Është i tmerruar sepse e ka të sigurt sepse atë e pret fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, McGonigal. Ai e di mirë se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfet-marrësin dhe të mos dënojë ryshfet-dhënësit. Nuk të shpëton dot as Xhorxh Sorosi. Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindjes i them para jush dhe shqiptarëve. Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta fal kurrë. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë do të fitojmë”, tha më tej Berisha.