Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, dhe jo në kompleksin “Xibraku” siç ishte njoftuar fillimisht.
Sipas njoftimit zyrtar, dita dhe ora të caktuara mbeten të pandryshuara: e Enjta, 11 Shtator, ora 09:30.
Në komunikimin drejtuar anëtarëve të Asamblesë theksohet se pjesëmarrja e tyre është e domosdoshme për vijimin e punimeve.
