Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për mundësinë e një dialogur mes kryeministrit Edi Rama, kryeopozitarit Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.
E ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News , Spiropali u shpreh se Rama do të ulej në dialog me Metën dhe Bashën, por kushti është njohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Pjesë nga biseda në studio
Milori: Do të uleshit në tryezë me Metën President e Bashën, kryetar të PD? Do të ulej Rama?
Spiropali: “Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respektojmë si President të Republikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara”.
Milori: Nëse Meta ju fton në dialog?
“Po patjetër, por mbi këto korniza kushtetuese. Nëse Basha thërret për protestë pasi ka rrënuar PD nga përfaqësimi tani është vetëm në rrugë dhe askund tjetër”.