Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rubrikën e tij “përgjigja ime” në FB lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në kuvend. Kryeministri Rama e cilëson këtë veprim të opozitës si një budallëk të dëmshëm për shoqërinë.
“Ska rrezik më të madh për botën sesa budallallëku i vetëdijshëm”, vijon Rama duke cituar Martin Luther King. Sipas tij, është kjo arsyeja që Kryeministri nuk e humb durimin dhe do të vijojë të qëndrojë aty, siç thotë ai, mes tyre dhe popullit për të mos lejuar në asnjë mënyrë që budallallëku i dëmshëm të dëmtojë vendin.
Sipas tij, ata janë dhe do të mbeten një pakicë sepse nuk bëhen dot shumicë.