Kryeministri Edi Rama mori fjalën e tij në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku personalitete nga e gjithë bota diskutojnë rreth bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mënyrave për të promovuar paqen.
Rama tha se Europa nuk po zgjohet. “Unë nuk po e shoh Europën të zgjohet, nuk është aty ku duhet të jetë”, tha ai. Ai ka nënvizuar mungesën e një vizioni të qartë të BE-së për zgjidhjen e konflikteve.
“BE ende nuk ka një plan për paqen”, deklaroi Rama, dhe paralajmëroi se mungesa e këtij plani e bën kontinentin më të dobët në skenën ndërkombëtare. “Ndihem i shqetësuar për diplomacinë dhe planifikimin për paqen”.
Duke folur për konfliktet aktuale, Rama u shpreh diplomacia është diçka që bëhet përditë.
“Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë”, dhe nënvizoi nevojën që Evropa të ketë autonominë e vet të paktën në politikën e jashtme. “Europa duhet të ketë autonominë e saj, politikën e saj të jashtme, planin e saj të paqes”, tha Rama.
Ai i bëri thirrje Evropës të mos frikësohet të veprojë. “Bëje luftën, por duhet të mendohet për paqen”, tha Rama.
Në fjalimin e tij, Rama bëri thirrje për reflektim. “Ne në këtë pjesë të botës, duhet të bëjmë një dush përulësie”, deklaroi kryeministri.
