Një qendër e re kulturore, në një infrastrukturë tërësisht moderne, do t’i shtohet kryeqytetit. Godina e ish-Komandës së Gardës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë Garda”. Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në terren kryeministri Edi Rama me nënkryetaren e Bashkisë Anuela Ristani. Rama u shpreh se Muzeu do të jetë një atraksion i jashtëzakonshëm që do të ofrojë informacion për shtetin shqiptar në një mënyrë mjaft origjinale.


