Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Kukës tregon sfidat për rrugën drejt BE: Shumica e shqiptarëve besojnë se vendi është në drejtimin e duhur

16:34 / April 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 30 155040 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim elektoral në Kukës, kreu i PS-së, Edi Rama u ndal tek arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. ”Në rrugën drejt 11 majit e kemi parë të arsyeshme që të ndajmë me njerëzit dhe përmes këtyre takimeve të ndajmë me publikun e gjerë, disa fakte, disa shifra, disa të dhëna që janë pasqyrë e transformimit të këtyre viteve, por që përndryshe nuk ke ku i shikon në pasqyrat tona mediatike”, u shpreh Rama.

Kryeministri e konsideroi këtë një problem të madh, pasi sipas tij, shumëçka që ka të bëjë me zhvillimin, transformimin dhe përmirësimet e vazhdueshme të vendit nuk gjen pasqyrim në ato kanale apo portale prej të cilave njerëzit informohen.

”Prandaj nuk është fare çudi kur ndodh siç po ndodh këto javët e fundit kur të gjitha sondazhet na japin fitues në një avantazh të madh nga të tjerët. Shumica e shqiptarëve besojnë tek ne, besojnë se vendi është në drejtimin e duhur, shumica e shqiptarëve besojnë se përmirësimi do të vazhdojë dhe ekonomia e tyre do të jetë më mirë”.

Nga ana tjetër, për këto fakte nuk pranohen nga ata që komentojnë në studio. ”Ata në studio që e komentojnë e kanë të pamundur t’i pranojnë këto fakte të thjeshta të perceptimit të opinionit publik dhe fajësojnë popullin duke u shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë që nëse shumica e mendon kështu, populli është i sëmurë, i çmendur, i blerë, i shitur, i trembur. Por nuk ndalen të mendojnë se mos ndoshta janë ata që gabojnë dhe jo populli”.

Ndërkohë, Rama shtoi edhe se Shqipëria pa diskutim ka probleme, ka tema të rëndësishme ekonomike e sociale për të trajtuara dhe për të adresuar, por është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet dhe komentohet nëpër kanalet ku normalisht publiku duhet të informohet, por në fakt keqinformohet dhe dezinformohet.

11 maj Kukes PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.