Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Rubik: Nisim me investimet për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake

12:40 / April 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrënoja industriale e të kaluarës, do të kthehet në shërbim të Industrisë Ushtarake. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur në qytezën e Rubikut.

Sipas Ramës, qytezat e shkretuar do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat tona të Armatosura si edhe për eksportin.

Sipas tij, ky rivitalizim do të hapë një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, po ku puna do të jetë e cilësisë së lartë dhe e mirëpaguar për çdo kategori.

“Në kuadrin e hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë, ne nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake dhe këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat, ku do të investohet dhe do të prodhohet për FA, por në masën tonë për eksport, gjë që do të thotë, e para një front i ri dhe kuptimplotë punësimi dhe e dyta punësim cilësor pasi këtu kërkohen një seri specialitetesh ashtu sikundër edhe tek të gjitha kategorive she shërbimeve mbështetëse. Punë e mirëpaguar.

E treta, që duke zhvilluar këtë industri, ne nuk rrisim thjesht kapacitete tona mbrojtëse, por rrisim në mënyrë të ndjeshme, ekonominë tonë vendore këtu dhe ekonominë kombëtare.

E kemi filluar punë qysh pas agresionit rus në Ukrainë dhe kemi krijuar një agjenci të posaçme, kemi krijuar ndërmarrjen shtetërore, drejtorin e kemi këtu të pranishëm dhe filozofia jonë është që investimet në rritje për mbrojtjen. Janë investime që po i bëjnë të gjitha vendet.

Sot kemi ushtrinë tonë e kemi më të mirëpaguarën në rajon dhe synojmë të rrisim pagat çdo vit për të arritur në mesataren e NATO. Kjo ka rritur interesin për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Tani filozofia jonë është të investojmë për të fituar. Asetet e ushtrisë janë keqpërdorur në mënyrë skandaloze për shumë vite, Këtu kam parasysh pronat, të cilat do të mbeten në funksion të sektorit të mbrojtjes”, tha Rama.

Edi Rama qytetare rubik Takim USHTRI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.