Kryeministri Edi Rama flet për personat që vënë zjarre të qëllimshme, duke i paralajmëruar ata që me ndryshimet në kodin penal do të ketë penalizime më të ashpra.
Publikisht ai u zotua që në tokat e djegura nuk do të jepen leje për ndërtim për një afat të caktuar. Ndërkohë për ripërtëritjen e zonave të djegura ashtu si dhe për parandalimin do të përdoret teknologjia.
Përpos ndryshimeve të shumë ligjore, Rama premtoi edhe shtimin e mjeteve si për zjarrfikësit ashtu edhe për flotën ajrore. Ndërsa premtoi rritje të pagave për zjarrfikësit, tha se qeveria ka në tavolinë inventarin e dëmeve nga zjarret gjatë verës, dhe sapo të kalojë akti normative do të dëmshpërblehen të gjitha familjet e prekur.
