Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama nga Dibra: Fitorja e PS-së falë grave dhe vajzave, 3-4 mandate do të marrim në këtë qark

17:43 / April 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 17 171021
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesocialisti Edi Rama në një takim me gratë e vajzat e qarkut Dibër, vlerësoi mbështetjen e tyre, ndërsa solli në vëmendje përfshirjen e grave në forumet e partisë dhe në vendimmarrje. ”Sot kur sapo hyra më është kujtuar takimi i parë në PS-në e Dibrës. Të gjithë burra mbyllur në një strofull njëri hidhte e tjetri priste, nuk merrja vesh as çfarë thoshin as me kë e kishin, as ku donin të dilnin. Në atë kohë kam thënë se nëse PS nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që t’i japi komandën dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën, PS nuk fiton kurrë”, tha Rama.

Duke iu referuar takimit të sotëm, Rama tha se faktikisht gjithë kjo pamje ishte e paimagjinueshme 10 vite më parë. ”Kjo është pamja e fitores tonë. 4 mandate apo 3 mandate në datën 11 maj falë jush, vajzave dhe grave të Dibrës në radhë të parë Dibra do të votojë aty ku duhet dhe në 12 maj do të gdhihet rozë”, shtoi kryeministri duke folur për objektivin e shpalosur në këtë takim për marrjen e 4 mandateve në nivel qarku.

Rama theksoi se asnjë gjë nuk e bën më shumë krenar i kryetar i PS-së se sa fakti se kjo forcë mbështetjen më të madhe dhe themelin e vet më të fortë ka gratë e vajzat në gjithë Shqipërinë. ”Parafytyroni në gjithë Shqipërinë 56% e grave dhe vajzave mbështesin PS-në. Ka disa qarqe ku kjo mbështetje shkon 65 %. Dibra është diku në mes te 60%. Pra nëse ne kemi 60 % gra dhe vajza, shumicën e votuesve të parë, na mjaftojnë vetëm gjysma e burrave dhe të treja këto forca bashkë do të bëjnë që në 11 maj ne të kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e dhjeta dhe do të jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave”, tha Rama.

11 maj Dibër Edi Rama zgjedhje PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.