Arben Pëllumbi, në cilësinë e kandidatit për deputet në qarkun e Tiranës në radhët e socialistëve, i ftuar në emisionin “FrontLine”, komentoi fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
Pëllumbi theksoi se fushata e Partisë Socialiste, nëse masat e Komitetit Teknik nuk ndryshojnë, do të zhvillohet ashtu sikurse tani, pa grumbullime dhe me kushtet e imponuara nga pandemia e COVID-19. Gjithashtu,
Pëllumbi nënvizoi ndër të tjera, objektivin minimal dhe maksimal të Partisë Socialiste, respektivisht 74 dhe 88 mandate, e tha se kryeministri këtë gjë nuk e ka thënë pa arsye, por ka vlerësuar të gjitha indikatorët në terren.
I pyetur sesa i beson kryeministrit Rama ku thotë 74 mandate, ose 88, ai tha:
“Se thotë me mendjen e tij, por e thotë duke u konsultuar me të gjithë ne që njohim situatën në terren, duke njohur edhe mënyrën se si e njohim elektoratin, kemi bërë kalkulimet tona dhe ato shifra do të realizohen e do të jenë të tilla.”-u shpreh Pëllumbi.