Ish deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur në mënyre klienteliste hotelin e deputetit socialist, Sadri Abazi për karantinimin e shqiptarëve të riatdhesuar.
Në videon e publikuar duken edhe shqiptarët me bagazhet e tyre teksa futen në ambientet e hotelit në fjalë.
Por deputeti shkon edhe më tej, teksa thotë se stafi i hotelit nuk është i përgatitur për akomodimin e tyre.
“Edi Rama nuk heq dorë nga klientët , zgjedh hotelin e Sadri Abazit për karantinë.
Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.
Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.
Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik.
Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama .
Këto pamje janë të turpshme, dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ato janë qytetarë të këtij vendi.
Ato janë vëllezërit tanë. Ato janë prindër Shqiptarë.
Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu.
Ato vijnë në shtëpinë e tyre.
Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës!
