Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të sotme në Kuvend, ka ironizuar opozitën se nuk është mirë me shifrat, duke i kujtuar deklaratat e Lulzim Bashës.
Rama u shpreh se opozita nuk i bën mirë llogaritë e shpenzimeve të buxhetit dhe se gënjen mbi realitetin.
“Bazuar në Institutin Europian të Statistikave, Shqipëria ka më shumë varfëri sesa Serbia, Mali e Zi dhe Turqia. Shqiëpria është më pranë mesatares së BE-së. Paska një taksë prej 450 milion eurosh që mund të bënte një rritje agresive të pensioneve. Ky 450 milionëshi është aritmetika e atij që mua më mungon shumë. Por që e kujtoj përmes jush 7×7 bëjnë 42. Ky konstatim nuk figuron asgjkundi në asnjë fashikull. Gënjeshtrat tuaja të vetëdijshme apo të pavetëdijshme janë mbi realitetin”,-tha Rama.
