Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari 2026, subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë

11:33 / November 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3337
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet për 307.850 punonjës, të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro. Kjo rritje, sipas Kryeministrit, do të jetë e para, por jo e vetmja rritje e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro.

Jo vetëm kaq, shtoi Rama, “por siç e kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 milionë euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”.

“Fiks kështu, ky jam unë dhe këta jemi ne. Them dhe themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë të që themi”, nënvizoi Rama.

“Dhe ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin e katërt dhe për ta ulur në tryezën e Bashkimit Europian, si të barabartë ndër të barabartët, janë 83 arsye më shumë sesa deri dje, për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’ju kthyer ju me të gjithë pasionin, vullnetin, këmbënguljen, durimin dhe dashurinë e mundshme, të gjithë atë që ju na dhatë, një besim të jashtëzakonshëm që është privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

500 euro Edi Rama Kryeministri paga minimale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.