Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama paralajmëron takime intensive në qarqet e tjera

14:30 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1751561495xwhatsapp image 2025 07 03 at 184143 874
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar takime pasuese edhe në qarqet e tjera të vendit, pas takimit të fortë në Vlorë dhe në Tiranë. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të jenë dy javë intensive ku deputetët do të mbledhin në terren të gjitha shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve.

“E pashë të arsyeshme t’ju drejtohem ju pasi Kemi zhvilluar dy takime do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës dhe pastaj në Fier, në Elbasan dhe Shkodër. Në Vlorë e nisëm dje dhe sot në tiranë zhvilluam një takim që dje nuk u bë i plotë lidhur me muajin që kemi përpara dhe domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur të gjitha shqetësimet e qytetarëve”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë takimet do të kenë në fokus hapësirat publike që pengojnë frymëmarrjen qytetarëve në blloqet e banimit. Krahas tyre do të shihen edhe çështje të mbartura nga fushata.

“Në këto qytete me fokus te hapësira publike, e cila është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzivizëm, ka shumë zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme dhe ka gjithfarë lloj trarësh e pengesash të krijuara nga koha që pengojnë frymëmarrjen e qetë e të lirë të komuniteteve në blloqet e banimit. Deputetët së bashku me drejtuesit dhe përgjegjësit e sektorëve të ndryshëm do të shohin dhe çështje të tjera që i kanë parasysh nga fushata. Por do jenë dy javë intensive dhe pastaj do të rikthehemi për të vendosur në favor të komunitetit se është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz e lagje në qytete të mëdha; ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv dhe symbyllja e strukturave përkatëse siç është evidente”.

11 maji deputetë Edi Rama takime Tiranë Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.