Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për 8 mars: Gratë i japin vetëm nder PS-së. Kemi bërë shumë për gjininë femërore në parlament, qeveria jonë përfaqësohet nga shumë ministre

17:13 / March 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me gratë e Partisë Socialiste, për festën e 8-marsit.

Rama theksoi se gratë i japin vetëm nder PS-së, duke shtuar se qeveria e tij ka bërë shumë për gjininë femërore. Sipas Ramës, qeveria që ai përfaqëson, ka shumë ministre e kjo është shenjë e respektit ndaj grave.

Edi Rama: Vasilika tha m’u rritën kalamajt tha dhe janë gatii që të marrin stafetën. më tha nja 7 kalamaj më duket, por dy a tre mbaj mend. Eglantina, shumë faleminderit, shumë mirënjohje dhe respekt.

Eglantina Gjermani: Po iki nga politika disi para kohe, por ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. jam mësuar, kam njohur njerëz, jam mirënjohëse gjithëkujt që më ka mbështetur. Kam kandiduar në Bashkinë Lushnjë, në Krujë, në njësinë 5. Çështjen e grave jam përpjekur ta ruaj me fanatizëm. Gratë i japin vetëm nder PS-së. Përvoja ka qenë e jashtëzakonshme, shumë faleminderit. Politika duhet të jetë më njerëzore dhe pa agresivitet.

Vasilika Hysi: PS ka nevojë për të rinjtë dhe të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe në mendësi. Rama këmbënguli fort dhe u futa brenda Partisë Socialiste e dhashë kontributin tim. Profesoreshë Luljeta në PS është diçka e mirë, pasi Partia Socialiste ka nevojë për profesionistë.

Edi Rama: Unë dua që të bëhet PS-ja si ju dhe jo ju si PS. Sot, Eglantina je e çliruar nga ata makthet e Komitetit të Helsinkit. Ajo që kemi bërë për gratë në parlament është bilanc pozitiv. Gratë që nuk mbështesin gratë shkojnë në ferr. Burrat, ferrin nuk e kalojnë. Qeveria jonë përfaqësohet nga shumë ministre, aq sa OKB për femrat në qeverisje, na rendit përkrah vendeve si Kanadaja, si Suedia etj.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas🌹, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore🌹🌹 të Shoqërisë Civile, që sollën në PS🌹vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS🌹me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri🙏

Vasilika Hysi🌹 dhe Eglantina Gjermeni🌹, shumë faleminderit nga zemra për gjithçka dhatë e bëtë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe faleminderit edhe për leksionin e qytetarisë, mençurisë e mirësisë që u dhatë të gjithëve, me tërheqjen plot klas nga jeta parlamentare, si edhe premtimin për të vazhduar të jeni pjesë e këtij rrugëtimi pavarësisht karriges🙏

#YouAreTheBest💐

#KrenarPërPS🌹

grate Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.