Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sulmet ndaj Presidentit Ilir Meta, teksa ka komentuar deklaratat e këtij të fundit ditën e sotme.
Nga Tropoja, Rama ironizoi edhe opozitën. Ai u shpreh se kandidati socialist dhe ai vetë nuk kanë doktoraturë, por flasin hapur.
“Unë dhe Rexhe Biberaj një copë piktor dhe një copë traktoristësh jemi. Por të paktën njohim shkencën e të folurit hapur. Për doktorë shkencash kemi fallxhoren. Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu…” – tha Rama.
Sa i përket qëndrimit të Metës, kryeministri u shpreh se edhe Nard Ndoka tashmë është një nivel më lart.
“Nardi është një hap më lart, se ia ka zënë vendin Ilir Meta.
Ku e more vesh që u shantazhuan gjqytarët e pyetën sot Ilirin? E pashë në fotografi tha. Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale.
Ka marrë përsipër molotovët institucionalë. Ka marrë përsipër të sulmojë zgjedhjet me dekrete dhe parlamentin me fjalë. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë tha, që të pyesim SHBA-të.
Domethënë sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyet për Italinë dhe Amerikën” – u shpreh Rama në Bajram Curri.